Maqedoni

33 zjarre në hapësira të hapura gjatë 24 orëve të fundit, katër janë aktive

24.08.2026 09:28

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, katër janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar, informoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza.
 
Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë, te fshatrat Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber, me një degëzim drejt fshatrave Paligrad dhe Vrazhale. Aktiv është edhe zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, në lokalitetin Vidush dhe te fshatrat Dragov Dol dhe Lokvicë.
 
Zjarre aktive ka edhe në Komunën e Kërçovës, te fshati Tajmishtë dhe lokaliteti Darda, si dhe në Komunën e Gostivarit, te fshati Gorna Gjonovicë.
 
Nën kontroll janë zjarret te fshati Ilinden, te fshati Biglla në Dellçevë, te fshati Tudencë në Komunën e Jegunovcës dhe në Komunën e Vrapçishtit, te fshatrat Lomnicë dhe Gërgjevishtë.