Maqedoni
„Talir 2“ në prag të parashkrimit, Apeli duhet të vendosë deri më 31 gusht
24.08.2026 09:51
Rasti „Talir 2“ po i afrohet afatit të parashkrimit....

Rasti „Talir 2“ po i afrohet afatit të parashkrimit. Gjykata e Apelit në Shkup duhet të marrë vendim para se çështja të parashkruhet më 31 gusht.
Aktgjykimi i shkallës së parë, me të cilin ish-kryeministri Nikolla Gruevski u lirua nga akuza dhe u refuzua konfiskimi i selisë së VMRO-DPMNE-së, u publikua më 14 korrik. Në fillim të këtij muaji, Prokuroria paraqiti ankesë ndaj vendimit.
Apeli mund ta konfirmojë aktgjykimin lirues ose ta ndryshojë atë. Cilido qoftë vendimi, koha në dispozicion pas ankesës mund të jetë tepër e shkurtër.
