Maqedoni
MPB: Pa pritje në Tabanoc, automjetet me kundërvajtje ndalohen deri në pesë minuta
24.08.2026 10:10
Automjetet me targa të huaja, te të cilat është evidentuar kundërvajtje në komunikacion, ndalohen më së shumti pesë minuta...

Komunikacioni në pikën kufitare Tabanoc zhvillohet pa pengesa dhe pa pritje, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Automjetet me targa të huaja, te të cilat është evidentuar kundërvajtje në komunikacion, ndalohen më së shumti pesë minuta për rregullimin e detyrimit.
Nga MPB theksojnë se me vendosjen e sistemit „Qyteti i sigurt“ dhe mundësinë për pagesë elektronike përmes aplikacionit, procedura për rregullimin e kundërvajtjeve në komunikacion është lehtësuar dhe përshpejtuar ndjeshëm.
Pavarësisht kontrolleve shtesë dhe rregullimit të detyrimeve, komunikacioni në Tabanoc për momentin zhvillohet pa pengesa.
