Maqedoni
Uji i pijshëm në Shkup i sigurt, të gjitha 412 mostrat e analizuara i plotësojnë kushtet
24.08.2026 10:55
Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike nga 47 pika matëse në Shkup....

Të gjitha mostrat e analizuara të ujit të pijshëm në Shkup janë të sigurta dhe i përmbushin standardet e përcaktuara me ligj, tregojnë të dhënat nga raporti javor i NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“.
Në periudhën nga 17 deri më 21 gusht, Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike nga 47 pika matëse në Shkup.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha 412 mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Nga NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ thonë se raporti është publikuar me qëllim që qytetarët të informohen me kohë dhe në mënyrë të rregullt për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.
