Futboll

Sedat Berisha kalon ekzaminimet mjekësore te Bursaspor

17.06.2015 15:35

Sedat Berisha ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore te një nga skuadrat më të fuqishme turke, Bursaspor...

Në qytetin e Bursës, qendëmrbojtësi shkupjan I kaloi të gjitha testet me sukses dhe firmosi kontratën, pas marrëveshjes që e arritën gjatë fundjavës të dyja palët, por edhe klubi i Shkëndisë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Berisha, do të mbetet te Bursa deri në qershor të vitit 2018.

Ndryshe, 25 vjeçari është përforcimi i tretë i madh I Bursasporit për këtë vit, pas çekut Tomas Sivok dhe turkut Erdem Ozgenç.

Klubi turk, prej këtyre ditëve ka edhe trajner të ri, Ertugrull Sagllam, I cili ishte në krye të skuadrës vitin 2010, kur ekipi për herë të parë dhe të vetme u shpall kampion i Turqisë. / Mustafa Ademi