Maqedoni
Nikollovski: Me rekomandim të UNESCO-s, traseja e Korridorit 8 do të ndryshohet
24.08.2026 15:48
Me rekomandim të UNESCO-s, do të ndryshohet traseja e Korridorit 8 në pjesën e Strugës, drejt kufirit me Shqipërinë.

Me rekomandim të UNESCO-s, do të ndryshohet traseja e Korridorit 8 në pjesën e Strugës, drejt kufirit me Shqipërinë. Ky ndryshim do të bëhet në koordinim edhe me Republikën e Shqipërisë deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikoillovski. Ky i fundit ka qëndruar sot në Strugë, ku me kreun e kësaj komune Mendi Qyra, kanë folur për projektet infrastrukturore që janë në ndërtim e sipër në këtë komunë, me ç’rast u theksua se në Strugë aktualisht po investojnë mbi 5.6 milionë euro.
“Sa i përket Korridorit 8, në pjesën e trasesë Qafë Thanë–Trebenishtë, rekomandimi është i qartë – të gjendet një rrugë alternative ose një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo e paraparë në marrëveshje, dhe të diskutohet me Shqipërinë. Ne tashmë komunikojmë intensivisht me Republikën e Shqipërisë dhe po shqyrtojmë disa opsione. Autostrada do të ndërtohet, nuk është më çështje nëse do të ndërtohet dhe ky është lajmi i mirë nga rekomandimet e UNESCO-s. Ajo që duhet të bëhet është të zgjidhet një trase e përshtatshme, në mënyrë që të mos dëmtohet as trashëgimia kulturore-historike dhe as biodiversiteti. Ky nuk është projekti i parë në të cilin do të ndryshohet traseja.”, - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
