Maqedoni
Parashikimi i motit
25.08.2026 08:44
Me diell dhe ngrohtë, në orët e mbrëmjes vende-vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar...

Moti sot gjatë paradites do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes vende-vende do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të përforcuar deri të fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 38 gradë.
Nesër gjatë paradites moti do të jetë me diell dhe ngrohtë, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes vende-vende do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të përforcuar deri të fuqishme dhe paraqitje të breshërit.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mbrëmjes, në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
