Maqedoni

Ndërpritet plotësisht qarkullimi në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë për shkak të një aksidenti

25.08.2026 09:01

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të thata....

Që nga ora 05:05, qarkullimi në rrugën magjistrale A2 Kriva Pallankë – Kumanovë, te vendi i quajtur Karçov, është ndërprerë plotësisht për shkak të një aksidenti trafiku, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të thata.
 
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, përgjatë luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.