Maqedoni

Çmimet para Muajit të Ramazanit, shitësit: çmimet njësoj, shitja e dobët

17.06.2015 16:14

Qytetarët kanë filluar të përgatiten për Muajin e Ramazanit...

Tregjet janë plot, madje edhe pse jemi mësuar që gjatë festave të kemi ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore, në tregjet e vendit nuk shihen lëvizje në çmime. Blerësit thonë se çmimet janë të arsyeshme.
 
“Çmimet, normal si gjithmonë. Po, kemi filluar të blejmë më shumë se çdo ditë, nuk mundemi, Muaji i Ramazanit e ka këtë, e ka edhe me pritur mysafirë që me kaluar sa më mirë”- deklaroi një qytetar.
 
“Normal, nuk janë edhe shumë shtrenjtë”- tha një qytetar.
 
“Nuk ka ndryshime në çmime, çmimet janë reale, por ekonomia e bënë të veten”- theksoi një qytetar. 
 
Edhe tregtarët thonë se nuk ka lëvizje në çmime, pasi bëjnë kujdes në xhepin e qytetarëve bazuar në ekonominë e vendit. 
 
“Blejnë, ama nuk ka pare. Çmimet janë ashtu siç kanë qenë”- u shpreh një tregtar.
 
“Ka njeri që del me ble dhe shkon në shtëpi pa blerë asgjë. Çmimet janë të njëjta, nuk ka ndryshime”- tha një tregtar.
 
Sipas tregtarëve, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të çmimeve gjatë gjithë muajit, pasi dëshirojnë që agjëruesit të kenë një sofër të begatshme për këtë muaj të bekuar. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ