Maqedoni

Sot seanca e 552-të e Këshillit Gjyqësor

25.08.2026 10:19

Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë seancën e 552-të...

Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë seancën e 552-të, në të cilën anëtarët do të shqyrtojnë disa pika që lidhen me punën e gjyqtarëve dhe gjykatave.
 
Në rend dite është raporti për përsëritjen e procedurës pas një aktgjykimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe formimi i komisioneve të raportuesve për kërkesat për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari ose kryetari të gjykatës.
 
Këshilli do të diskutojë edhe për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve porotë, si dhe për njoftimet lidhur me gjendjen faktike të konstatuar.