Botë
Shqipëri, Kos dhe modeli i BE-së
25.08.2026 13:57
Shqipëria i ka përmbushur standardet kyçe në fushën e sundimit të ligjit, deklaroi sot komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos...

Shqipëria i ka përmbushur standardet kyçe në fushën e sundimit të ligjit, deklaroi sot komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Tiranës zyrtare, por veçoi Malin e Zi si vendi që aktualisht kryeson garën drejt anëtarësimit.
Kos prezantoi elementet kryesore të rishikimit të politikës së zgjerimit të BE-së, në një kohë kur Unioni përgatitet të kalojë numrin e 30 shteteve anëtare.
Sipas Kos-it, BE-ja ndodhet përballë një “momenti të ri të Helsinkit”, që kërkon përshtatjen e institucioneve dhe mënyrës së funksionimit të bllokut me realitetet e reja gjeopolitike. Propozimet e Komisionit përqendrohen në katër fusha kryesore: reforma të brendshme të BE-së pa ndryshuar traktatet, forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit, një metodologji të re për integrimin gradual të vendeve kandidate dhe masa transitore gjithëpërfshirëse.
Komisionerja theksoi se integrimi gradual do t’u mundësonte vendeve kandidate të përfitonin më herët nga disa avantazhe të anëtarësimit.
Komisioni Evropian pritet të paraqesë në shtator idetë e tij për përgatitjen e BE-së për zgjerimin, përpara diskutimit të liderëve evropianë në tetor.
LULJETA NDOKA
