Maqedoni
Modernizohet Enti Hidrometeorologjik, investohen mbi një milion euro
25.08.2026 14:34
Entit Hidrometeorologjik i vendit informoi Mickoskin me zhvillimet e reja teknologjike...

Entit Hidrometeorologjik i vendit i udhëhequr nga drejtori Igor Lazarovski, ishte nikoqir i kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski, të cilin e informuan me zhvillimet e reja teknologjike, në drejtim të detektimit të hershëm të rreziqeve nga moti i lig dhe zbatimin e masave parandaluese. Lazarovski po ashtu njoftoi për investimet e shumta të cilat janë bërë në këtë institucion.
“Në Entin për Punë Hidrometeorologjike gjatë dy viteve të kaluara janë realizuar investime të shumta në drejtim të modernizimit, përmirësimit të kushteve të punës. Në kuadër të IPA projekteve në sektorin e kualitetit të ujit për pije, është sjellë dhe vendosur në funksion aparaturë laboratologjike me një shumë të përgjithshme prej 671.000 eurosh. Janë rinovuar 200 metra katrorë hapësirë punë, po ashtu edhe 200 metra katror hapësirë për krijimin e një qendre të re parashikimi sinoptik, investim në vlerë prej 250 mijë eurosh. Me këtë kemi mundësuar që me kohë të ndjekim dhe të parashikojmë paraqitjet e rrezikshme kohore dhe dhënien e lajmërimeve për kujdes.”, - deklaroi drejtori i Entit Hidrometeorologjik, Igor Lazarovski.
Me rezultatet e paraqitura ishte i impresionuar edhe kryeministri Mickoski, i cili tha se Qeveria fuqishëm do ta përkrahë punën e këtij institucioni, i cili ka në kujdes qytetarët, të mbjellat bujqësore.
“Atë që e tha drejtori është impresionuese, dhe ndihma ime dhe e Qeverisë do të jetë çdoherë këtu edhe atë e pakufizuar, sepse më inspiron puna e njerëzve të cilët duan të punojnë. Një problem në shumë institucione është kuadri, dhe pas procesit të modernizimit të aparaturës, është edhe kuadri njerëzor, i cili mund të punojë në këto pajisje moderne, dhe të njëjtit të na japin rezultatet, që ne si Qeveri të krijojmë politika.”, - theksoi kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski.
Mickoski, po ashtu tha se funksionimi dhe modernizimi i këtij institucioni, por edhe i institucioneve tjera, paraqet synim kryesor të kësaj Qeverie.
FITIM KRYEZIU
