Zëra për zgjedhje të parakohshme, Zhernovski: Mickoski kërkon alibi për mbajtjen e tyre

25.08.2026 15:17

LSDM-ja pretendon se Mickoski tërthorazi kërkon që të mbahen zgjedhje të parakohshme...

LSDM-ja pretendon se kryeministri Mickoski tërthorazi kërkon që të mbahen zgjedhje të parakohshme, edhe pse një gjë të tillë në opinion nuk dëshiron ta pranojë. Sipas nënkryetarit të socialdemokratëve, Zhernovski, shefi i ekzekutivit kërkon ndonjë “gomë shpëtimi” dhe të organizohen zgjedhje parlamentare. Ndërkohë shtojnë se LSDM-ja s’do të bie pre e pretekstit të Mickoskit për këtë çështje politike.
 
“LSDM-ja nuk do të jetë alibi për këtë skenar, në të cilin ai ka vetëm një rol, qoftë edhe kryesor, por nuk është regjisori. Ai nuk dëshiron të pranojë se problemi kryesor dhe arsyeja kryesore pse kërkon zgjedhje të parakohshme është buxheti bosh. Ai i ka numrat e plotë në Kuvend, ka shumicën dhe prandaj e ka të vështirë të shpjegojë pse i duhen fare zgjedhjet e parakohshme. Por, nuk i ka numrat e plotë kur bëhet fjalë për rezultatet e punës.”, - deklaroi Andrej Zhernovski nga LSDM.
 
Mickoski: Është skenar i zbehtë i LSDM-së
 
Por, kryeministri Mickoski mohon se kërkon zgjedhje parlamentare, duke shtuar se mandati i këtij ekzekutivi është i plotë dhe se nuk heq dorë nga planet dhe projektet e definuara për të mirën e qytetarëve. 
 
“Mandati i kësaj qeverie është 4 vite. Atë që mund ta shoh nga opozita është një taktizim i zbehtë dhe deklarata të turpshme. Por, ajo që dihet në mandatin tonë katërvjeçar është se prioritet kemi qytetarët, interesin e tyre, projektet dhe reformat që duhet t’i realizojmë e që qytetarët i presin nga Qeveria dhe ato që i kemi realizuar si qeveri 25-26 muajshe.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Mickoski me qëndrim se nivelin e situatës politike ua le në vlerësim qytetarëve, ku njëherësh zëshëm thotë se s’do të jetë asnjëherë vjedhës dhe shkatërrues i shtetit, e që sipas tij, plaçkitësi i vendit ka qenë garnitura ekzekutive paraprake. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU