Ekonomi, përplasje politike, Trençevska: Jetojmë nën sulm ekonomik

25.08.2026 15:18

Opozita maqedonase me kritikë ndaj pushtetit për mungesë plani për rritjen e çmimit të derivateve...

Opozita maqedonase me kritikë ndaj pushtetit për mungesë plani për rritjen e çmimit të derivateve. Sipas LSDM-së, në gjashtë muajt e fundit energjencat janë rritur për 43% dhe si pasojë e shtrenjtimit të lëndës bazë, janë rritur edhe çmimi i bukës, qumështit, pemëve e perimeve. Për shkak të paaftësisë së Mickoskit dhe Qeverisë së tij, Maqedonia tashmë po e përjeton fillimin e krizës, thotë Jovana Treneçevska e socialdemokratëve.
 
“Qeveria e Mickoskit nuk ndërmerr asgjë. Vala e rritjes së çmimeve tani do të jetë edhe më e rëndë, sepse gjysma e buxhetit familjar të qytetarëve maqedonas shkon për ushqim dhe pije. Shporta e konsumit tashmë ka arritur në gati 70.000 denarë, ndërsa pagat nuk lëvizin.”, - deklaroi Jovanka Trençevska nga LSDM.
 
Mickoski: Kemi strategji dhe masa konkrete
 
Ndërkohë Mickoski kundërpërgjigjet duke argumentuar se Qeveria do të angazhohet që t’i bëjë ballë me masa adekuate rritjes së çmimit të derivateve dhe energjensave që importohen nga turbulencat botërore. 
 
“Kemi plan, kemi strategji. Për fat të keq ky plan do të zgjasë më shumë nga çfarë është paraparë, respektivisht mund të zgjasë disa vite. Kjo gjendje ku kemi inflacion të ulët, çmime më të ulëta në rajon dhe gjithashtu rritje solide ekonomike dhe stabilitet makro-ekonomik, do të zgjasë edhe më tutje.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Mickoski zotohet se pavarësisht zhvillimeve ekonomike që e detektojnë ngjarjet ndërkombëtare, Qeveria do ta ruajë standardin e jetesës. Nën ombrellën e mbrojtjes ekonomike do të jenë edhe pensionistët, përfundon shefi i ekzekutivit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU