Maqedoni

Emigrantët ilegalë, BE duhet të forcojë kufijtë e saj

17.06.2015 16:44

Emigrantët ilegalë që përdorin si transit Maqedoninë, nuk e kanë vendin tonë destinacionin e parë të tyre...

Ata këtu vijnë kryesisht nga Greqia. Maqedonia kërkon që problemi i emigrantëve të mos mbetet vetëm problem i brendshëm, sepse ai është problem i përmasave evropiane, prandaj duhet të trajtohet si i tillë. 
 
Ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, thotë se Maqedonia vetëm po pëson nga fakti që emigrantët kalojnë transit përmes saj, nga një vend i BE-së drejt vendeve të tjera. 
 
“Emigrantët në Republikën e Maqedonisë po futen nga një vend i Bashkimit Evropën dhe po duan të shkojnë në një vend tjetër të Bashkimit Evropian. Maqedonia për momentin është nën presionin e fluksit të këtyre emigrantëve”- deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.
 
Miratimi i Ligjit të ri për Azil do t’u mundësojë emigrantëve të qëndrojnë dhe të lëvizin të lirshëm në Maqedoni brenda 48 orëve dhe u garanton atyre përdorimin e mjeteve të transportit publik derisa tranzitojnë përmes Maqedonisë.
 
Në propozim- ligjin e ri është paraparë që emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të kenë edhe ndihmë mjekësore.
 
Por, edhe deri tani, pa ndryshimet ligjore, numri i njerëzve që tranzitojnë ilegalisht në vendin tonë është shtuar ndjeshëm. 
 
Refugjatët afganë në fillim të vitit 2011 strehoheshin në fshatrat e Komunës së Likovës dhe me kalimin e kohës ata filluan të lëvizin edhe nëpër qytetet e tjera.
 
MPB nuk jep të dhëna se sa është numri i emigrantëve të cilët kanë transituar nëpër vendin tonë, por theksojnë vetëm se në të shumtën e rasteve emigrantët hyjnë ilegalisht nga kufiri me Greqisë.
 
REXHEP QAMILI