Maqedoni

Gurthemeli i autostradës Shkup-Bllacë, pjesmarrës Mickoski dhe Kurti

25.08.2026 17:47

Gjatë ditës së nesërme pritet të nisin punimet e pjesës së dytë...

Gjatë ditës së nesërme pritet të nisin punimet e pjesës së dytë e autostradës Shkup-Bllacë.
 
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, pritet të marrin pjesë edhe kryetari Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.  Për shkak të vizitës së Kurtit nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
 
“Më 26 gusht 2026, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit. SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.