Maqedoni

Qeveria merr vendim, ulen çmimet e pajisjeve shkollore

25.08.2026 18:13

Qeveria ka marr vendim për uljen e çmimit të pajisjeve shkollore për 10%...

Qeveria ka marr vendim për uljen e çmimit të pajisjeve shkollore për 10% në tregun me shumicë dhe 15% në tregun me pakicë.
 
Sipa Qeverisë ky vendim meret në fillim të vitit të ri shkollor, me qëllim që t’u ndihmojmë familjeve t’i ulin shpenzimet dhe ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve.
 
“Qeveria në seancën e sotme qeveritare miratoi vendim me të cilin ulen çmimet e pajisjeve shkollore, në periudhën nga publikimi i vendimit në „Gazetën Zyrtare“, përkatësisht nga sot, deri më 30 shtator 2026. Me këtë vendim, tregtarët me shumicë obligohen t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë obligohen të sigurojnë ulje prej të paktën 15%. Masa përfshin një gamë të gjerë produktesh të domosdoshme për fillimin e vitit shkollor, çanta, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa, lapsa me ngjyra, plastelinë, brumëra për modelim, shtresa pune, markera dhe tekst - markera, tempera, akrilike dhe akuarele dhe penela, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse dhe goma për fshirje, gërshërë për fëmijë, këllëfë, ngjitës, kompasë, kalkulatorë, letër dekorative, dosje dhe çanta kartoni, si dhe materiale për punime. Praktikisht, gjithçka që nevojitet për fillimin e vitit shkollor. Veçanërisht e rëndësishme është se me vendimin sigurohet edhe transparenca sa i përket uljes së çmimeve. Tregtarët janë të detyruar që, krahas çmimit të ri, të ulur të produktit, të paraqesin edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 1 qershor 2026. Kjo sepse pikërisht ky çmim merret si bazë mbi të cilën përcaktohet ulja. Vendimi vlen nga dita e publikimit të tij deri më 30 shtator 2026”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.