Maqedoni
Parashikimi i motit
26.08.2026 08:47
Pasdite mot jostabil me reshje dhe bubullima....

Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite vende-vende do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites, në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
