Maqedoni
Trafik i shtuar, pa pritje më të gjata në kufij
26.08.2026 08:54
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, përgjatë luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
