Maqedoni

Seanca të disa komisioneve sot në Kuvend

26.08.2026 10:10

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca disa komisione si dhe Këshilli Buxhetor...

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Komisioni për Çështje Evropiane, si dhe Këshilli Buxhetor.
 
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të shqyrtojë raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025, si dhe disa raporte të veçanta të Komisionit Antikorrupsion lidhur me financimin e fushatave zgjedhore.
 
Në rend dite është edhe raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025, për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025, si dhe raporti përfundimtar për realizimin e strategjisë. Anëtarët do të diskutojnë edhe për Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026-2030.
 
Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme do të shqyrtojë propozimet për ratifikimin e disa marrëveshjeve dhe protokolleve ndërkombëtare, ndër të cilat edhe marrëveshjet me Slloveninë dhe Portugalinë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
 
Në rend dite të këtij komisioni është edhe Propozim-ligji për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte, në lexim të parë. Të njëjtin propozim-ligj do ta shqyrtojë edhe Komisioni për Çështje Evropiane.
 
Këshilli Buxhetor do të diskutojë për Propozim-planin strategjik të Kuvendit për periudhën 2027-2031, Propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit financiar për Planin vjetor të punësimit në shërbimin e Kuvendit për vitin 2027, si dhe për Propozim-buxhetin e Kuvendit për vitin 2027.