Maqedoni
Gjashtë raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor brenda një dite
26.08.2026 10:50
Gjashtë raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor janë regjistruar në Maqedoni brenda një dite....

Gjashtë raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor janë regjistruar në Maqedoni brenda një dite. Pesë nga personat e infektuar janë nga Shkupi, tre prej të cilëve nga Gazi Babë dhe të gjithë janë mbi 70 vjeç, një është nga Zelenikovë dhe është 26 vjeç, ndërsa një tjetër nga Aerodromi, 59 vjeç.
Rasti i parë është konfirmuar edhe në Kumanovë.
Sipas informacioneve nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, personi i infektuar është një burrë 65-vjeçar nga një vendbanim periferik dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Pacienti është i hospitalizuar në Klinikën Infektive.
