Botë

Tërmeti shkakton ortek dhe përmbytje në Nepal, raportohet për dhjetëra persona të zhdukur

26.08.2026 13:20

Një tërmet i fortë ka goditur Nepalin rreth orës 08:37 me orën lokale...

Një tërmet i fortë ka goditur Nepalin rreth orës 08:37 me orën lokale, duke shkaktuar më pas një ortek, i cili dyshohet se ka sjellë edhe përmbytje të menjëhershme.
 
Ministri i Jashtëm i Nepalit, Shishir Khanal, ka bërë të ditur në Parlament se informacionet janë ende paraprake dhe ekipet në terren po verifikojnë përmasat e dëmeve.
 
Sipas tij, dëme të mëdha janë raportuar jo vetëm në Nepal, por edhe në Kinë, ndërsa autoritetet nepaleze po bashkëpunojnë me palën kineze për situatën.
 
Deri tani, 26 efektivë të Policisë, 9 pjesëtarë të Policisë së Armatosur dhe 44 ushtarakë rezultojnë të zhdukur. Mes personave që mungojnë në zonat e prekura raportohet edhe për zyrtarë të doganave dhe emigracionit.
 
Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë, ura, rrjetet e komunikimit dhe infrastrukturën hidroenergjetike.
 
Sipas autoriteteve, distriktet Rasuwa dhe Nuwakot janë ndër zonat më të prekura nga fatkeqësia natyrore.
 
Ekipet e emergjencave vijojnë verifikimet dhe operacionet në terren, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë shkallën e plotë të dëmeve dhe numrin e personave të prekur.