Maqedoni
RMV dhe Serbia, marrëveshje për gazsjellësin interkonektiv
27.08.2026 15:21
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për realizimin e gazsjellësit interkonektiv...

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për realizimin e gazsjellësit interkonektiv. Sipas drejtorit ekzekutiv të NOMAGAS-it, Nedim Raman, RMV-ja më këtë po ndërmerr një hap konkret drejt sigurisë më të madhe të Energjetikës.
“Me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e Interkonektorit të gazit mes RMV-së dhe Serbisë fillon realizimi i projektit më të rëndësishëm energjetik rajonal për shtetin tonë. Pas përfundimit të procedurës për përzgjedhjen e realizuesit si ofertë më e favorshme, u zgjodh oferta e kompanisë “Rapid Bild” me vlerë prej 29.4 milionë euro dhe bëhet fjalë për një kontratë me parimin çelësat në dorë. Pjesa jonë e Interkonektorit do të jetë me gjatësi prej 22.4 kilometra dhe me diametër prej 500 milimetrash. Kapaciteti teknik i parashikuar është deri më 160 mijë metra kub gazë në orë, me mundësi rrjedhëse në të dyja drejtimet. Afati i parashikuar për realizimin e plotë është tremujori i fundit i vitit 2028.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i NOMAGAS-it, Nedim Rama.
Sipas kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski, rëndësia e këtij projekti nuk kufizohet vetëm më gjatësinë, kapacitetin apo vlerën e kontratës, por mendësia e tij qëndron në mundësitë që ai hapë. Nga ekzekutivi vlerësojnë se lidhja e gazit me Serbinë përfaqëson vazhdimin e korridorit 10 që vjen nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë drejt Hungarisë dhe drejt tregjeve të BE-së.
“Unë kisha dashur t’i them tri gjëra të rëndësishme për këtë projekt. E para është se pas realizimit të këtij projekti do të fitojmë një lidhje vertikale që është në kuadër të lidhjeve të korridorit 10, e dyta është se këtë projekt po e realizon një kompani nga Maqedonia, që është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit, dhe e treta është se kjo është edhe një investim në realizimin e qëllimit tonë strategjik si Qeveri, e ajo është që të jemi udhëkryq i dy korridoreve evropiane, të korridorit 8 dhe 10.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
“Për këtë projekt kemi siguruar mbështetje politike dhe institucionale, koordinim i vazhdueshëm me NOMAGAS-in, dialog intensiv me institucionet në Serbi dhe bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Me nënshkrimin e kësaj kontrate po hymë në fazën e realizimit, ku interkonektori me Serbinë është ngushtë i lidhur me atë që po e realizojmë me Greqinë.”, - u shpreh ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Interkonektori do t’i lidhë sistemet e gazit të RMV-së dhe Serbisë, nëpërmjet trasesë prej 70 kilometrash, nga të cilat 23 kilometra janë në territorin e RMV-së, dhe rreth 47 kilometra në territorin e Serbisë, dhe me këtë vendi ynë lidhet me rrutën e gazit drejt Evropës.
FITIM KRYEZIU
