Kuvend, Strategjia Nacionale e Sigurisë Rrugore 2026-2030
27.08.2026 15:29
Komisioni amë në Kuvend i jep mbështetje Strategjisë Nacionale të Sigurisë Rrugore 2026- 2030...

Me qëllim të zvogëlimit të numrit të viktimave në komunikacion dhe aksidenteve me pasoja shëndetësore, komisioni amë në Kuvend i jep mbështetje Strategjisë Nacionale të Sigurisë Rrugore 2026- 2030 për të kaluar për votim në seancë parlamentare. Me këtë strategji tentohet të vihet në kontroll mosrespektimi i rregullave të trafikut, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope. Sipas ministrit të Brendshëm, Toshkovski, kjo situatë kërkon një përgjigje sistematike dhe të koordinuar, e të cilën, sipas tij, e ofron kjo strategji.
“Prioritetet kryesore në suaza të strategjisë janë: menaxhimi më i mirë me sigurinë në komunikacion përmes koordinimit të institucioneve dhe integrimit në suaza të bazave përkatëse të të dhënave. E dyta, rrugë dhe shpejtësi të sigurta përmes sanimit të pjesëve kritike, revizion të sigurisë dhe sisteme transportuese inteligjente. E treta, automjete të sigurta përmes kontrolleve teknike, e katërta, pjesëmarrës të sigurt në komunikacion përmes edukimit, fushatave publike, modernizim të sistemit, 112 dhe ndihmës së shpejt mjekësore.”, - deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Ministri i resorit me shpresë se me zbatimin e kësaj strategjie nacionale, se do të vijnë rezultate të matshme dhe të qëndrueshme, respektivisht, rezultatet e pritshme janë ulja e aksidenteve, ulja e numrit të viktimave dhe në përgjithësi, implementim i plotë i parimeve të sigurisë në komunikacion. Strategjia është në përputhje me Kornizën Evropiane të Sigurisë Rrugore 2021-2030 dhe parimet e sistemit të sigurt, të cilat e vendosin sigurinë njerëzore në qendër të komunikacionit. Deri në vitin 2050, strategjia pretendon në zero viktima nga aksidentet e komunikacionit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
