Botë
Greqi, brenda javës 75 raste me ethet e Nilit Perëndimor
27.08.2026 16:21
Me ethet e Nilit Perëndimor po përballet edhe Greqia fqinje, ku janë diagnostikuar gjithsej 232 raste, ndërsa janë regjistruar 19 vdekje....

Me ethet e Nilit Perëndimor po përballet edhe Greqia fqinje, ku janë diagnostikuar gjithsej 232 raste, ndërsa janë regjistruar 19 vdekje.
Sipas raportit javor të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, gjatë javës së fundit janë konfirmuar 75 raste të reja, ndërsa kanë vdekur gjashtë persona. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 165 persona kanë pasur simptoma që prekin sistemin nervor qendror, ndërsa mosha mesatare e tyre është 75 vjeç. Nga personat e infektuar, 73 janë shtruar në spital, 124 pacientë janë liruar nga spitali, ndërsa për 16 raste nuk ka qenë e nevojshme hospitalizimi. Sa u përket rasteve të vdekjes, të gjithë kanë qenë mbi 65 vjeç, me moshë mesatare 85 vjeç. Më virusin e Nilit Perëndimor janë regjistruar edhe në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Itali, Rumani, Francë, Spanjë, Austri, Gjermani dhe Holandë.
