Maqedoni
AMM dhe RTVM me reagim për serviset e reja televizive
27.08.2026 18:43
Asociacioni Maqedonas i Mediave dhe servisi publik RTVM reagojnë ndaj anashkalimit...

Asociacioni Maqedonas i Mediave dhe servisi publik RTVM reagojnë ndaj anashkalimit, por edhe keqpërdorimit të ligjeve maqedonase. Do të paraqesin parashtresa përkatëse në Prokurorinë Publike dhe në MPB, për të hetuar veprimet dhe përgjegjësinë eventuale të personave përgjegjës në ASHMAA.
Pas serisë së shkrimeve dhe reagimeve të RTVM-së në lidhje me kanalet sportive Arena M1, M2 dhe M3 Premium, të cilat për një periudhë më të gjatë funksionojnë pa leje vendore, televizionet kombëtare – anëtare të Shoqatës Maqedonase të Mediave dhe servisi publik MRT reagojnë ndaj anashkalimit, por edhe keqpërdorimit të ligjeve maqedonase. Ata do të paraqesin edhe parashtresa përkatëse në Prokurorinë Publike dhe MPB, për të hetuar veprimet dhe përgjegjësinë eventuale të personave përgjegjës në ASHMAA.
Radiodifuzerët kombëtarë, anëtarë të AMM-së, dhe servisi publik RTVM janë seriozisht të shqetësuar nga indikacionet se, me funksionimin e disa serviseve të reja televizive të krijuara nga kompani serbe të afërta me shtetin, po anashkalohen dhe keqpërdoren ligjet maqedonase. AMM dhe RTVM kanë prova materiale se kanalet sportive Arena M1, M2 dhe M3 Premium për një periudhë më të gjatë funksionojnë pa leje vendore, ndërsa rregullatori ynë ASHMAA, në mënyrë magjike, i trajton ato si servise të huaja programore që ritransmetohen në Maqedoni, edhe pse produksioni, gazetarët, komentatorët dhe të ftuarit ndodhen në Shkup, emisionet në studio prodhohen këtu, ndërsa programi transmetohet në gjuhën maqedonase.
Për më tepër, në evidencën e rregullatorit serb (REM), kanalet Arena M1, M2 dhe M3 Premium nuk ekzistojnë, që do të thotë se nuk janë kanale vendore serbe. Në të njëjtën kohë, në evidencat e operatorëve të miratuara nga ASHMAA, këto kanale evidentohen si servise të huaja që transmetojnë program në gjuhën serbe!
AMM dhe RTVM kërkojnë që organet hetimore, si dhe institucionet referente, të përcaktojnë nëse me këtë veprim është anashkaluar detyrimi ligjor për leje, nëse i është shkaktuar dëm buxhetit për shkak të mospagimit të licencës dhe nëse ekziston përgjegjësi te pronarët, personat përgjegjës të serviseve televizive, si dhe te zyrtarët e ASHMAA -së.
Kërkojmë të verifikohet edhe përdorimi eventual i paautorizuar i të drejtave televizive për sportet premium, i njohur si pirateri televizive.
AMM dhe RTVM nuk do të lejojnë që i njëjti model i shkeljes eventuale të ligjit të zbatohet edhe për Euronews Macedonia-n e paralajmëruar, përkatësisht që ASHMAA.ta trajtojë atë si servis të huaj në mënyrë të ngjashme me kanalet Arena Premium, siç paralajmërojnë pronarët e tyre dhe strukturat nga Beogradi. Paligjshmëria që sot tolerohet si përjashtim, nesër mund të bëhet rregull.
AMM dhe RTVM do të paraqesin parashtresa përkatëse në Prokurorinë Publike dhe MPB, për të hetuar veprimet dhe përgjegjësinë eventuale të personave përgjegjës në ASHMAA.
