Maqedoni
Parashikimi i motit
28.08.2026 11:22
Me diell dhe ngrohtë, pasdite mot i paqëndrueshëm

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 39 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe temperaturë deri në 39 gradë.
Gjatë fundjavës, paradite do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite në më shumë vende pritet mot i paqëndrueshëm. Lokalisht do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa në disa vende proceset mund të shoqërohen me stuhi. Gjatë proceseve më intensive të paqëndrueshmërisë do të ketë erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit.
