Maqedoni
Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, 24 janë shuar
28.08.2026 12:02
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur....

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur. Katër prej tyre janë aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Situata më serioze është në afërsi të fshatit Kopanicë, në Komunën e Sarajit, ku është përfshirë nga zjarri bimësi e ulët. Vendbanimet nuk janë të rrezikuara, ndërsa zjarrfikësit nga Tetova, me ndihmën e gjuetarëve që e njohin këtë terren të vështirë për qasje, po përpiqen të arrijnë deri te vija e zjarrit.
Zjarre aktive ka edhe në komunat Gostivar, Makedonski Brod, Çashkë dhe Jegunovcë.
