Botë

Zelensky: Rusia po krijon tensione në rajon

28.08.2026 14:39

Kievi regjistroi një rekord prej 13 alarmesh për sulme ajrore brenda një dite, të cilat vazhduan edhe gjatë natës....

Kievi regjistroi një rekord prej 13 alarmesh për sulme ajrore brenda një dite, të cilat vazhduan edhe gjatë natës. Shpërthime u dëgjuan edhe në Odesa, ndërsa Moska lëshoi paralajmërime të reja ndaj Britanisë dhe Francës, për shkak të mbështetjes së tyre për Ukrainën.
 
Pavarësisht tensioneve, Trump-i hodhi poshtë mundësinë e një sulmi rus ndaj NATO-s dhe e përshkroi vizitën e shefit të CIA-s në Moskë si „veprimtari standarde biznesi“. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në Kishinau, deklaroi se Ukraina, Moldavia dhe Rumania janë aleatë natyrorë në fushën e sigurisë, energjetikës dhe logjistikës, dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh. Ai akuzoi Rusinë se po përpiqet të prishë jetën normale dhe të krijojë tensione mes vendeve.
 
“Moldavia, Rumania dhe Ukraina janë aleatë natyrorë në logjistikë, energjetikë dhe shumë fusha të tjera, dhe është e rëndësishme që ta zhvillojmë këtë bashkëpunim. Ai na forcon. Ukraina është e gatshme të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë së fqinjëve tanë, Moldavisë dhe Rumanisë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.