Ndërtimi i data – qendrave, Mickoski: Si Qeveri, qëndrojmë prapa
28.08.2026 17:35
Mickoski përsërit se ndërtimi i data - qendrave është në favor të shtetit...

Kryeminisitri Hristijan Mickoski përsërit se ndërtimi për data - qendrat për çfarë Qeveria po negocion me disa investitorë potencialë për ndërtimin e tyre, është në favor të shtetit dhe në harmoni me lëvizjet botërore, duke shtuar se Qeveria njëkohësisht qëndron prapa këtij projekti. Shton se qëllimi i ekzekutivit është zhvillimi dhe prosperiteti i vendit.
“Ne si shtet duhet të vendosim. Nëse duam të jemi lider në rajon apo sërish në fund. Nëse duam të jemi liderë, atëherë çka është e ardhme, unë absolutisht edhe politikisht edhe si profesor, edhe si inxhinier qëndroj pas ndërtimit të industrisë së re dhe do ta përkrah në tërësi, dhe, Qeveria do ta marrë rrezikun institucional. Shoh debat publik në disa media të afërta me opozitën që dërgojnë porosi se kush do ta paguajë rrymën. Kuptohet ky është treg i demokracisë dhe treg i shoqërisë. Rrymën do ta paguajë ai që e shpenzon, me çmimin që do ta darkordohet në tregun e lirë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
LSDM: Projekti, larg transparencës
Ndërkohë LSDM-ja insiston që kryeministri të jetë më transparent për këtë projekt industrial.
”Mickoski publikisht thotë se gjithçka rreth data-qendrave do të jetë publike dhe transparente, ndërsa vetë pranoi se Qeveria po negocion me 5-6 investitorë potencialë dhe nuk bën të ditur asgjë. Cila është kompania? Me kë dhe për çfarë saktësisht po negociohet? Çfarë kushtesh u ofron Qeveria? Nuk ka përgjigje. Nuk ka emra. Nuk ka marrëveshje. Nuk ka analiza. Nuk ka shifra. Kjo nuk është transparencë, por punë pas dyerve të mbyllura ose “nën radar”. Mickoski nuk tregon se sa energji elektrike dhe sa ujë do të konsumojnë data-qendrat. Nuk tregon se fermerët mund të mbeten pa ujë për arat e tyre dhe se qytetarët do të paguajnë çmim më të lartë për energjinë elektrike.”, thonë nga LSDM.
VMRO: LSDM-ja përhap panik pa nevojë
Nga VMRO-ja e etiketojnë LSDM-në si subjekt që krijon panik të panevojshme tek qytetarët.
“LSDM-ja e Venko Filipçes vazhdon me serinë me titull – përhapje paniku dhe histeri mes qytetarëve. Ndërkohë, është e dukshme mungesa e njohurive për gjërat bazë kur bëhet fjalë për data-qendrat ose qendrat e të dhënave, ose ndoshta thjesht është i shqetësuar për interesat personale. Filipçe dhe LSDM-ja duhet ta dinë se një gjë janë investimet nga individë, si ai në Pehçevë, dhe krejt tjetër është kur shteti negocion për hapjen e data-qendrave të tilla.”, - theksoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Në këtë proces në asnjë mënyrë nuk do të preket ajo që lidhet me mjedisin jetësor dhe standardin e jetesës së qytetarëve, përfundojnë nga VMRO-DPMNE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
