Sportet E Tjera

Dejan Mitrov I pafat ndaj kampionit botëror Safarjan

17.06.2015 18:58

Edhe pse kishte paraqitje të shkëlqyeshme në të gjitha gjashtë minutat, Dejan Mitrov u eliminua që në kualifikimet e garave në kategorinë deri në 65 kilogram në stil të lirë...

Mundësi nga Maqedonia, për kundërshtar kishte kampionin aktual evropian dhe botëror, armenasin David Safarjan, ndaj të cilit luftoi deri në momentin e fundit, me ç`rast të dy fituan nga dy pikë, por në fund, lufta I takoi armenasit me 3-1.
 
E gjithë kjo, pasi ai I kishte fituar të dyja pikët në një aksion, ndërsa Mitrov morri dy herë nga një pikë.
 
Më pas, Safarjan u mposht nga bullgari Bekbulatov, kësht që Mitrov humbi mundësinë të luftoj në repasazh.
 
Rrjedhë interesante kishte dita e sotme për mundësin nga Shqipëria, Islam Islamaj, I cili në kategorinë deri në 57 kilogram, pak edhe me anë të fatit, erdhi deri në gjysëmfinale. 25 vjeçari, në 1/8 e finales u takua me kosovarin Kastriot Sedolli, të cilin e mundi me 5-0, që më pas, në çerekfinale, me 4-0 të mposhtet nga gjeorgjiani Khinchegashvili.
 
Por, ky u fundit më pas u skualifikua nga juria dhe kështu Islamaj fitoj të drejtën të garoj në gjysëmfinale me gjermanin Evald, nga I cili humbi po me 4-0.
 
Dhe përfundimisht, në luftën për medaljen e bronztë, Islamaj humbi edhe njëherë, tani nga rumuni Chirtoaca.
 
Përfaqësuesi tjetër i Shqipërisë në turneun e mundjes së lirë, Osman Hajdari, në kategorinë deri në 74 kilogram, u mund nga polaku Brzozovski, ndërsa kosovarët Arlind Curri dhe Edon Shala, nuk patën forcë të përballen me turkun Mustafa Kaja në kategorinë deri në 65 kilogram, respektivisht rusin Abdusalam Gadisov në kategorinë deri në 97 kilogram. 
 
Të kujtojmë që nesër, nga përfaqësuesit e Maqedonisë në mundje, do të paraqiten Jasin Rexhallari në kategorinë deri në 61 kilogram si dhe Boban Danov, ndërsa nga Shqipëria do të jetë Egzon Shala.
 
Këta të dy, do të garojnë në kategorinë deri në 125 kilogram. / Mustafa Ademi