Botë
ShBA-ja kërkon Evropë më të fortë në NATO, aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi
28.08.2026 16:33
ShBA-ja po u bën presion aleatëve evropianë në NATO...

ShBA-ja po u bën presion aleatëve evropianë në NATO, që të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës dhe po kërkon angazhim më të madh në një kohë kur Uashingtoni po rishqyrton praninë e tij ushtarake në kontinentin e vjetër. Lufta në Ukrainë mbetet një çështje kyçe e sigurisë për Aleancën, në kushtet e pasigurisë dhe frikës se konflikti mund të përhapet më tej.
“Ne kemi një momentum të jashtëzakonshëm në kontinent, një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, veçanërisht në Gjermani, por po shohim gjithashtu Poloninë dhe një numër të madh vendesh skandinave. Shpresojmë të shohim më shumë nga vende si Mbretëria e Bashkuar, por në thelb po shohim përpjekje të mëdha për të forcuar rolin udhëheqës të Evropës në mbrojtjen e saj.”, - theksoi zëvendëssekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Elbridge Colby.
