Maqedoni

Haraçinë, Beqiri priti kryeparlamentarin Gashi

28.08.2026 17:41

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Daut Beqiri....

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Daut Beqiri.
 
Siç ka bërë të ditur kryeparlamentari Gashi, në takim është diskutuar për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal, si dhe realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës të qytetarëve të Haraçinës.
 
“Biseduam për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe realizimin e projekteve me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Gashi. 
 
Ata u ndalën edhe te forcimi i komunikimit me qytetarët, përkatësisht funksionalizimi i zyrave të deputetëve në Komunën e Haraçinës. 
 
“Veçanërisht u dakorduam për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë, si një urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve”, ka theksuar Gashi.
 
Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje, kryetari i komunës së Haraçinës Daut Beqiri i dhuroi kryeparlamentarit Gashi një pllakë mirënjohjeje me simbolet e Komunës së Haraçinës.