Maqedoni

Petrova: RMV ta zbatojë marrëveshjen e vitit 2022

28.08.2026 18:28

Petrova ka deklaruar se Shkupi zyrtarë nuk ka mjaftueshëm vullnet politik për zbatimin e asaj që është dakorduar në kompromisin evropian të vitit 2022...

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, ka deklaruar se Shkupi zyrtarë nuk ka mjaftueshëm vullnet politik për zbatimin e asaj që është dakorduar në kompromisin evropian të vitit 2022 dhe vlerëson se konfrontimi dhe retorika antibullgare vetëm e largojnë procesin e integrimit evropian.
 
Në një intervistë për gazetën bullgare “Standard”, Petrova tha se në vitin 2022 ka qenë pjesë e ekipit që e përfaqësonte pozicionin bullgar para Bashkimit Evropian dhe Sofja ka arritur t’i bindë partnerët evropianë ta pranojnë atë pozicion. 
 
“Kompromisi evropian i vitit 2022 ishte sukses i madh sepse u mbështet me konsensus të qartë ndërinstitucional në Bullgari”, ka deklaruar Petrova. 
 
Sipas sajë arritja e një konsensusi të tillë ishte e vështirë dhe pikërisht kjo, i dha peshë shtesë marrëveshjes. 
 
Shefja e diplomacisë bullgare thotë se Bullgaria nuk vendos kushte të reja për Maqedoninë dhe nuk kërkon asgjë jashtë kornizës tashmë të përcaktuar evropiane. Sipas saj, besimi mes dy vendeve mund të ndërtohet vetëm përmes përmbushjes së obligimeve të marra dhe një qasje konstruktive në zgjidhjen e çështjeve të hapura.
 
Petrova thotë se konfrontimi nuk i ndihmon Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por çon në humbje kohe. Duke u ndalur te rasti me Iva Mihajlova, ajo vlerëson se qëndrimi i autoriteteve maqedonase në atë rast nuk lë hapësirë për optimizëm më të madh se së shpejti mund të ketë përparim më serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve.