Maqedoni

Mbi 30 zjarre në ambient të hapur, DMSH-QMK: Qytetarët të jenë më të kujdesshëm

29.08.2026 14:07

Në periudhën nga 28 deri më 29 gusht, në vend janë regjistruar...

Në periudhën nga 28 deri më 29 gusht, në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në zona të hapura, ndërsa vetëm ditën e shtunë deri në ora 12:30 janë regjistruar 10 zjarre njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
 
Nga këto, pesë zjarre janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar plotësisht. Ferik Beluli nga QMK për TVM2 ka njoftuar se zjarret janë aktive në komunat Studeniçan, Zelenikovë, Saraj, Çashkë, Jegunovcë dhe Prilep.
 
“Sa i përket situatës me zjarret brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 10 zjarre, nga të cilat 7 zjarre janë ende aktivë, 1 është nën kontrollë ndërsa, 2 janë të shuar plotësishtë. Zjarret aktive kemi në Komunën e Studeniçanit, Saraj, Jagunovcë, Çashkë, Gratsko, Kumanovë dhe në Prilep. Ndërsa zjarri që është nën kontrollë është në Komunën e Makedonski Brodit, dhe zjarret të cilat janë shuar kanë qenë në Komunën e Dollnenit dhe në Komunën e Bosillovës”, deklaroi Ferik Beluli nga QMK. 
 
Në Studeniçan, një zjarr po digjet pranë fshatrave MoranË, VËrtekicË dhe Ramni Gaber, si dhe në degën drejt fshatit Paligrad. Në Saraj, një zjarr po digjet pranë fshatit Kopanicë, dhe zjarri po përhapet drejt fshatit Radushë. Në Jegunovcë, një zjarr po digjet pranë fshatit Kopancë. Edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë njoftuar se në vend janë regjistruar mbi 30 zjarre, dhe apeluan qytetarët që të kenë kujdes. 
 
“Gjatë natës së mbrëmshme prap kemi pasur diku mbi 30 zjarre në ambient të hapur, që na tregon se numri I tyre nuk po ulet, prandaj dua që edhe një herë të apeloj deri tek të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm, sepse duhet vetëm një shkëndi për një katastrof të madhe. Mbrëmë kemi pasu 4 zjarre të fuqishme në Strumicë, por pas intervenimit të shpejtë janë shuar. Zjarri që është akoma aktiv në Zheden, tani po lëviz në drejtim të fshatit Radush, dhe presim të vendoset nën kontroll”, u shpreh drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
 
Nga Institucionet poashtu informojnë se zjarret janë shuar edhe në komunat Butel, Saraj, Strumicë, Vasilevë, Ohër, Plasnicë, Makedonski Brod, Prilep, Krushevë, Berovë, Delçevë, Shtip, Brvenicë, Tetovë, Tearcë dhe Gostivar.
 
Ndërsa sipas institucioneve të vendit shumë zjarre në vendin tonë kanë qenë të shkaktuara nga faktori njeri, qoftë nga pa kujdesia, qofshin edhe zjarre në qëllimshme.
 
Për këtë shkak nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se nga data 1 maj 2026 deri më 25 gusht, janë ndaluar plotë 15 persona nën dyshimin për shkaktim të zjarreve në të gjithë Maqedoninë. 
 
FITIM KRYEZIU