Hajredin Kuçi: Arrestimi i Haradinajt ndikon në raportet tona me Slloveninë
Ndaj arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve sllovene, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia më 2004, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi…

Ai e ka konfirmuar për Gazetën Blic se ka biseduar në telefon me homologun e tij slloven, Klemencic, nga i cili ka kërkuar trajtim të shpejt dhe cilësim politik të kërkesës së Serbisë në rast të tillë.
“Kam biseduar me ministrin Klemncic. Nga ai kam kërkuar trajtim të shpejt dhe cilësim politik të kërkesës së Serbisë. Po ashtu i kam thënë se ky rast ndikon në raportet tona me Slloveninë”, tha ai për Gazetën Blic.
Ramush Haradinaj u arrestua sot në Aeroportin e Lubjanës, pas kthimit nga Berlini, ku po qëndronte për një vizitë zyrtare.
