Maqedoni

Ndërtimi i qendrave të të dhënave, LSDM kërkon transparencë

29.08.2026 14:43

Pas deklaratave të fundit të Kryeministrit të vendit Hristijan Mickovski...

Pas deklaratave të fundit të Kryeministrit të vendit Hristijan Mickovski, se Qeveria është duke diskutuar me investiroë të rinjë, në lidhje ndërtimin e Qendrës së të dhënave, dhe se zhvillimi i kësaj industrie si ajo me qendrat e të dhënave, janë e ardhmja e Maqedonisë, e cila edhe pse relativisht e re, është ende një industri e zhvilluar në botë, kanë reaguar nga LSDM.
 
Këto të fundit kanë kërkuar sqarim nga Mickoski për negociatat pas dyerve të mbyllura me, sic thonë, 5-6 investitorë. Kërkojnë transparencë për kushtet në të cilat Mickoski po u jep ujë, tokë dhe sasi të mëdha energjie elektrike këtyre kompanive.
 
“Ai nuk thotë se sa energji elektrike dhe sa ujë do të konsumojnë qendrat e të dhënave. Ai nuk thotë se fermerët mund të mos kenë ujë për fushat e tyre dhe se qytetarët do të paguajnë një çmim më të lartë për energjinë elektrike. Maqedonia nuk ka burime për eksperimente pas dyerve të mbyllura. Sidomos jo me ujin. E njëjta gjë vlen edhe për energjinë elektrike. Maqedonia nuk ka një sistem të qëndrueshëm energjetik që Mickoski të premtojë burime shtetërore paraprakisht pa e ditur publiku se sa do të kushtojë dhe kush do ta paguajë faturën. Kjo nuk është një strategji zhvillimi siç thotë Mickoski, por një lojë e rrezikshme me ujin, energjinë elektrike dhe tokën e qytetarëve”, deklaroi Maja Borozan nga LSDM.
 
VMRO: LSD sulmon çdo gjë
 
Por këtyre akuzave i janë përgjigjur nga VMRO-DPMNE-ja, sipas Mile Lefkovit nga partia në pushtet se Venko Filipçe dhe LSDM sulmojnë çdo gjë që është e mirë për vendin, çdo ide, çdo projekt, situata është e njëjtë me qendrat e të dhënave. 
 
“Ideja e zhvillimit të kësaj lloj industrie po sulmohet nga disa gjëra që datojnë më shumë se një dekadë. Tani Maqedonia është një ekonomi tregu dhe mënyra e arritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kush e paguan atë është e qartë. Tani ka gjithashtu një sërë teknikash të ftohjes së ujit që varen nga ajo për çfarë synohen qendrat e të dhënave. Pra, për këto çështje LSD vetëm po përhap panik në opinion. Është e qartë se LSD janë kundër çdo gjëje që është e dobishme për përparimin e vendit ose janë kundër Maqedonisë”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
 
Një ditë më parë vetë kryeministri Mickoski tha se qendrat e të dhënave do të ndërtohen në përputhje me Strategjinë Kombëtare. Sipas tij kjo është e ardhmja e njerëzimit dhe se njerëzimi po lëviz në atë drejtim. Pavarësisht debatit politik dhe kundërshtimeve, Mickoski është I prerë se për sa kohë është në pushtet nuk do të heq dorë nga kjo ide. 
 
FITIM KRYEZIU