Maqedoni
Kurti takon përfaqësues nga Lugina, shqiptarët e Luginës po diskriminohen
29.08.2026 16:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rreth 70 përfaqësues politikë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku.
Gjatë takimit, Kurti tha se shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut, prandaj u zotua se Republika e Kosovës do të jetë mbështetja e qytetarëve të Luginës në forma të ndryshme. Ai theksoi se Kosova po avokon edhe në aspektin ndërkombëtar për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Për ne, Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku nuk janë çështje që diskutohen vetëm kur ka krizë. Ato janë çështje të përgjegjësisë politike, institucionale dhe kombëtare. Sepse prej vitesh po përballemi me një model diskriminimi që shfaqet me përfaqësimin e shqiptarëve në polici, gjykata, administratë dhe punësim, me pasivizimin e adresave, përdorimin e gjuhës shqipe dhe qasjen e pabarabartë nga institucionet publike. Por shteti i Serbisë nuk i sheh vetëm statistikat. Ai e sheh edhe gjuhën dhe mënyrën se si reagon shteti. Pikërisht, një javë më parë, kur presidenti i Serbisë, Vuçiq, vizitoi vetëm vendbanime me shumicë serbe në Medvegjë, në Bujanoc dhe në një fshat të Preshevës, duke përdorur gjuhë stigmatizuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve, më pas u dëgjua premtimi i Vuçiqit për punësime nga BIA brenda 48 orë”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
