Botë

Mitrovicë, Daniels: KFOR-i po përshtat qëndrimin e tij

29.08.2026 16:55

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels...

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e KFOR-it që veprojnë në Mitrovicë, ku ka parë nga afër përpjekjet e vazhdueshme të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) në mbështetje të misionit të KFOR-it në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.
 
“Pjesëtarët e MSU-së kontribuojnë në praninë e dukshme dhe të lëvizshme të KFOR-it në fushën e sigurisë dhe në gatishmërinë e tij, ndërsa Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit mbajnë kontakte të rregullta me të gjitha komunitetet lokale, duke kontribuar në ndërgjegjësimin e KFOR-it për situatën dhe në kuptimin e mjedisit të sigurisë”, tha gjeneral brigade Daniels.
 
“Ajo që kam parë nga pjesëtarët tanë tregon se si KFOR-i po përshtat qëndrimin e tij, duke ruajtur njëkohësisht kapacitetet më të rëndësishme: praninë e dukshme, ndërgjegjësimin e fortë për situatën, angazhimin me të gjitha komunitetet lokale dhe forcat e gatshme për të reaguar kur është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.” – thekson gjenerali Daniels.