Maqedoni

AMSM: Pritje të gjata në kufi, Tabanoci më i ngarkuari, pritje mbi një orë

30.08.2026 12:20

Përfundon fundjava e zgjatur, e cila sic duket është shfrytëzuar...

Përfundon fundjava e zgjatur, e cila sic duket është shfrytëzuar për pak pushim jashtë vendit. Në rrugët jashtë zonave urbane është regjistruar fluks i shtuar i automjeteve ndërsa pritje më të gjata ka në disa pika kufitare.

Sipas të dhënave të fundit të Lidhjes Automoto e Maqedonisë -së, në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth një orë, ndërsa për hyrje rreth 30 minuta. Në Bllacë, pritja për dalje është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana maqedonase nuk raportohen pritje më të gjata. Ndërkohë, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht dhe në kushte të thata, por AMSM paralajmëron drejtuesit për kujdes të shtuar në disa segmente.

Për shkak të fluksit të shtuar, drejtuesit që udhëtojnë drejt kufirit verior këshillohen të llogarisin kohë shtesë për kalimin në Tabanoc.

FARIJE DAUTI BAKIU