Botë
Zvicër, të shtëna në një festë: Humb jetën 22-vjeçarja, 15 të plagosur rëndë
30.08.2026 12:56
Pas të shtënave me armë zjarri në një festë me muzikë elektronike...

Pas të shtënave me armë zjarri në një festë me muzikë elektronike në qytetin e Aaraut në Zvicër, ka humbur jetën një 22-vjeçare, ndërsa 15 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, pranë hipodromit në zonën Shahën. Pas incidentit u zhvillua një operacion i madh policor dhe emergjencash. Autorët ende nuk janë identifikuar dhe ndodhen në arrati, ndërsa rrethanat dhe motivi i të shtënave mbeten të paqarta.
“Sipas të dhënave paraprake, të shtënat gjatë natës në zonën e Aaraut kanë lënë një person të vdekur dhe 15 persona të plagosur, disa prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë. Në këtë fazë nuk mund të japim informacion për rrjedhën e ngjarjes apo motivet e mundshme. Hetimi ka nisur dhe është në zhvillim të plotë. Policia po kërkon autorin ose autorët e paidentifikuar”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Argaut, Paskal Venzel.
Policia kantonale e Aargaut mori raportimet e para për të shtëna pak pas orës 2:30 të mëngjesit. Në vendngjarje u dërguan disa patrulla, ekipe të urgjencës mjekësore, zjarrfikës dhe shërbime të tjera.
Autoritetet nuk kanë mundur ende të përcaktojnë nëse pas të shtënave qëndron një person apo disa persona. Hetimet dhe kërkimi i autorëve vazhdojnë.
FARIJE DAUTI BAKIU
