Maqedoni

Autostrada Shkup–Bllacë, BDI: s’është i plotë pa bulevardit “Hasan Prishtina”

30.08.2026 13:50

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar partinë në shqiptare...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar partinë në shqiptare në pushtet VLEN se Autostrada Shkup–Bllacë u dëmtua pa bulevardin Hasan Prishtina.
 
Sipas partisë opozitare me 6 prill 2023, Qeveria e udhëhequr nga BDI ndau 8 milionë euro për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, rrugës së njohur edhe si Rruga e Kaçanikut, në drejtim të Kosovës, deri te qarkorja e Shkupit, ku do të lidhej me qarkoren dhe autostradën Shkup–Bllacë.
 
Sipas tyre BDI kishte siguruar 2 milionë euro për ndërtimin e rrethrrotullimit te semaforët e bulevardit “Slloveneçka”, si dhe 6 milionë euro për realizimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, mjete të cilat iu transferuan Qytetit të Shkupit.
 
“BDI kishte projektuar një lidhje të plotë infrastrukturore, sepse autostrada Shkup–Bllacë nuk ka asnjë kuptim të plotë pa një hyrje moderne, funksionale dhe dinjitoze në Shkup nga drejtimi i Kosovës. Sot, e vetmja hyrje në Shkup që nuk ka formën e një bulevardi është pikërisht hyrja nga Kosova. Por sot, në vend që këto mjete të përdoren për realizimin e këtij projekti strategjik, VLEN po i largon ato dhe po i orienton drejt një projekti tjetër në qendër të Shkupit. Kjo është dëshmi e qartë e paaftësisë për të kuptuar dhe realizuar projekte strategjike, por edhe e hipokrizisë së tyre ndaj lidhjes Shkup–Bllacë.”- thuhet në kumtesën e BDI-së. 
 
VLEN: Pse për 20 vjet nuk u ndërtuan këto projekte?
 
Akuzave të BDI-së, u janë kundërpërgjigjur nga VLEN. Sipas partisë shqiptare në pushtet dallimi në mes VLEN dhe BDI-së është se VLEN po ndërton ndërsa BDI vetëm premton. Sipas VLEN, për dy dekada, BDI-ja premtoi projekte, paralajmëroi autostrada, projektoi rrugë dhe fliste për investime. Por në fund, qytetarëve u mbetën premtimet, ndërsa elitës partiake privilegjet.
 
“Sot dallimi është i dukshëm. VLEN nuk flet vetëm për projekte, VLEN i ndërton ato. Po ndërtohet autostrada drejt Gostivarit. Po avancon lidhja e autostradës drejt Kërçovës. Ka nisur ndërtimi i lidhjes autostrada drejt Kosovës. Po ndërtohet Korridori 8. Derisa BDI-ja fotografohet, VLEN punon në terren. Por qytetarët me të drejtë pyesin: Nëse gjithçka ishte siguruar, pse për 20 vjet nuk u ndërtuan këto projekte? Ku ishin ato para? Pse pjesa perëndimore e vendit mbeti për dy dekada me rrugë të ngushta, pika të rrezikshme, trase të papërfunduara dhe infrastrukturë që nuk i plotësonte nevojat e qytetarëve?”. – thuhet në kumtesën e VLEN-it.
 
FITIM KRYEZIU