Maqedoni
Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë ka kërkuar shkarkimin e ministrit
30.08.2026 14:08
Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë ka kërkuar shkarkimin e ministrit...

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë ka kërkuar shkarkimin e ministrit të pushtetit lokal Ivan Stoilkovioq dhe atë të drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, pasi glorifikuan kriminelët e luftës Ratko Mladiç dhe Draža Mihailoviç.
Vec shkarkimit, opozita maqedonase fton Prokurorinë Publike që t’i ndjek penalisht, konformë nenit 407 të Kodit penal, për arsyetimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës.
“Njerëz si Stoilkoviq dhe Kitanoviq, me qëndrime të tilla, nuk duhet dhe nuk guxojnë të ushtrojnë asnjë funksion publik në Qeveri. A pajtohet Mickoski me ministrin e tij, Ivan Stoilkoviq? A është Ratko Mladiqi edhe gjenerali i tij? Nëse Mickoski nuk pajtohet me qëndrimet e Stoilkoviqit dhe Kitanoviqit, atëherë le t’i dënojë publikisht këto qëndrime dhe le t’i shkarkojë. Kjo është pjesë e një agjende më të gjerë, një skenar i Vuçiçit, të cilin Mickoski e zbaton dhe për të cilin LSDM-ja paralajmëron”, deklaroi Keti Shterjova nga LSDM.
