Maqedoni
Ndërtimi i qendrave të të dhënave, Lefkov: Është detyrim nga agjenda reformuese
30.08.2026 15:20
Maqedonisë i duhet qendër kombëtare e të dhënave dhe ky detyrim...

Maqedonisë i duhet qendër kombëtare e të dhënave dhe ky detyrim buron ng agjenda reformuese, sqarojnë nga VMRO DPMNE. Sipas partisë në pushtet kjo është një mënyrë për të mbrojtur të dhënat e institucioneve shtetërore nga sulmet kibernetike.
“Maqedonisë i duhet një sistem bazë, primar, kombëtar i të dhënave për ruajtjen e të gjitha të dhënave nga të gjitha institucionet. Maqedonia si vend ka një projekt si pjesë të agjendës së reformave me BE-në për ndërtimin e një qendre kombëtare të të dhënave. BE-ja siguron financa dhe ndihmë financiare, dhe Maqedonia ka një detyrim të ndërtojë një qendër bazë, primare kombëtare të të dhënave. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur të dhënat e institucioneve shtetërore nga sulmet e mundshme kibernetike, d.m.th. të dhënat duhet të jenë të sigurta. Kjo është ajo që kundërshton SDS-ja”, deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
