Mbledhje të katër komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për çështje ekonomike, për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik....

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore dhe të Ligjit për rrugë publike, në lexim të parë.
Propozim-ligji për prodhimet ndërtimore, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tregti elektronike, plotësimi i Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat, të gjithë në lexim të dytë, do të shqyrtohen nga anëtarët e Komisionit pë çështje ekonomike.
Komisioni për financim dhe buxhet do t'i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësiet e Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në ponësi shtetërore, të Ligjit pë eksproprijim,Ligjit për denacionalizim, të gjithë në lexim të dytë, si dhe të Ligjit të tatimit personal të të ardhurave, që është në lexim të parë. Në rend dite të këtij Komisioni është edhe Propozim - llogaria përfunimtare e Buxhetit të RM-së për vitin 2014.
Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
