Anija me 260 persona në bord përmbyset në Mesdhe
30.08.2026 15:44
Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar në Mesdhe...

Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar në Mesdhe, pasi një anije pasagjerësh që po udhëtonte nga Qiproja e Veriut drejt Turqisë është përmbysur.
Sipas mediave turko-qipriote, në bord ndodheshin rreth 300 persona. Anija ishte nisur nga Kyrenia dhe po udhëtonte drejt portit turk të Taşucusë, kur filloi të merrte ujë.
Ministri i Punëve Publike i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Erhan Arıklı, deklaroi për televizionin shtetëror turk se anija është përmbysur dhe se ekipet e shpëtimit po punojnë për evakuimin e rreth 260 pasagjerëve.
“Fatkeqësisht, anija tani është përmbysur. Puna vijon për evakuimin e rreth 260 pasagjerëve”, tha Arıklı.
Në operacion janë angazhuar mjete të Rojës Bregdetare, helikopterë dhe varka civile që ndodheshin në zonë.
