27 zjarre në ambient të hapur, tetë vatra mbeten aktive
30.08.2026 15:44
Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 e mëngjesit të 30 gushtit...

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 e mëngjesit të 30 gushtit, në vend u regjistruan gjithsej 27 zjarre në ambient të hapur, me tetë vatra që mbeten aktive, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Sipas tyre zjarret aktive po prekin pyje të përziera dhe të ulëta, bimësi, deponi.
“Situata me zjarret gjate 24 orëve të fundit përfshirë datën 29 dhe 30 gushtë deri në ora 7:30 e mëngjesit gjithsej ka regjistruar 27 zjarre, nga të cilat 8 janë ende zjarre aktive, dy zjarre janë nën kontroll, dhe 17 janë të shuara plotësisht. Zjarret aktive I kemi në Komunën e Resnjës, Komunën e Sarajit, Petrovac, Jegunovcë, Çashkë, në Komunën e Prilepit I kemi dy zjarre dhe në Komunë e Bogovinës. Zjarret të cilat janë nën kontrollë I kemi në mes Komunës së Gostivarit dhe Makedonski Brodit, edhe në Komunën e Studeniçanit. Kurse zjarret të cilat janë të shuara plotësishtë ishin në Komunën e Manastirit, Dollnenit, Prilepit, Strumicë, Bosillovë, Strugës, Gratsko, Kumanovë, Likovës, Butelit, Ilinden, Zelinikov, Gazi Babës, Prilepit dhe Komuna e Shtipit”, deklaroi Ferik Beluli nga QMK.
Ndërsa Drejtori I Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellob ka thekësuar një zjarr i madh shpërtheu në zonën e fshatit Makazi, Komuna e Resnjës, njëkohësisht në të paktën dy lokacione, dhe për shkak të rrezikut të përhapjes së tij në Parkun Kombëtar Pelister, janë vendosur traktorë ajrorë dhe ekipe shtesë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Një zjarr i madh shpërtheu këtë pasdite në zonën e fshatit Makazi, Komuna e Resnjës. Zjarri filloi pranë disa pemishteve me mollë, njëkohësisht në të paktën dy lokacione. Ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin ta vinin nën kontroll, një zjarr u shfaq më larg prej andej, dhe një vijë më e gjatë zjarri, gjë që tregon se ky zjarr ishte ndezur qëllimisht. Njëkohësisht, për shkak të ashpërsisë së zjarrit dhe mundësisë së hyrjes së tij në territorin e Parkut Kombëtar Pelister, urdhërova që Traktorët Ajrorë të Drejtorisë të nisen, të cilët tashmë kanë filluar operacionin e tyre. Njëkohësisht, po kërkojmë një rrugë ku mund ta presim atë nga ana e sipërme, në drejtim të Parkut Kombëtar Pelister”, u shpreh drejtori i DMSH, Stojançe Angelov.
Në të njëjtën kohë, zjarri mbi fshatin Paligrad në Komunën e Studeniçanit është vënë nën kontroll. Poashtu nga Institucionet thekësojnë se Komanda Qendrore vazhdon të monitorojë vazhdimisht situatën e krizës dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm dhe të respektojnë ndalimin e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura.
