Maqedoni
Zjarr në autobusin e NQP, merr flakë autobusi i linjës 25
30.08.2026 17:04
Merr flakë autobusi i linjës 25, i cili qarkullon deri në Vodno...

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup njoftuan se nuk ka persona të lënduar.
“Shoferi ka reaguar shpejt, me gjakftohtësi dhe përgjegjësi. Ai menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe me reagimin e tij në kohë ka parandaluar pasoja shumë më serioze, dëme më të mëdha materiale dhe përhapjen e zjarrit drejt hapësirës përreth”, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik.
Nga aty thanë se shërbimet kompetente tashmë po kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se do të përcaktohet shkaku i saktë i zjarrit.
Kujtojmë se flota e autobusëve të transportit publik në Shkup është e vjetëruar. Sipas raportimeve, vetëm gjatë dy viteve të fundit, tetë autobusë janë përfshirë nga zjarri.
Kreu i Qytetit të Shkupit ka parlajmëruar furnizimin me autobus të rinj, por tani për tani nëpër rrugët e kryeqytetit qrakullojnë autobusë me kushte substandarde.
