Drejtorët e FSSHM-së për vizitë në Manastir
18.06.2015 10:16
Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski sot do ta vizitojnë shërbimin rajonal të Fondit në Manastir...

Gjatë vizitës ata do ta kalojnë pjesën më të madhe të ditës së punës me të punësuarit në shërbimin rajonal dhe të siguruarit.
Ramadani dhe Stefanovski do ta vizitojnë edhe stacionin e sapohapur të barnatores në fshatin Mogillë.
Vizita është pjesë e projektit të ri "Drejtorët e FSSHM-së drejtëpërdrejtë me të siguruarit".
