Maqedoni

Punonjësit e transportit protestojnë para selisë së BE-së në Shkup

31.08.2026 08:53

Punonjësit e transportit do sot di të dalin në protestë....

Punonjësit e transportit do sot di të dalin në protestë. Nga ora 12:00 deri në 14:00 do të qëndrojnë para Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Ata kërkojnë zgjidhje për problemin e qëndrimit në zonën Shengen, i cili aktualisht është i kufizuar në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. 

Protesta zhvillohet para takimit të pritshëm të vendeve anëtare të Shengenit, i cili duhet të mbahet nesër. Transportuesit do t’i drejtojnë edhe një herë një apel BE-së që t’ua lehtësojë lëvizjen në zonën Shengen, në mënyrë që të mund ta kryejnë punën e tyre pa pengesa.
 
Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 17.500 shoferë profesionistë, por nuk dihet saktësisht se sa prej tyre janë të prekur drejtpërdrejt nga ky problem. Përveç Maqedonisë së Veriut, protesta të njëkohshme sot do të zhvillohen edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
 
Transportuesit nga këto katër shtete kërkojnë që koha e qëndrimit të mos llogaritet në ditë, por në orë dhe minuta, pasi aktualisht edhe një tranzit prej vetëm disa minutash nëpër vendet e Shengenit llogaritet si një ditë e plotë qëndrimi. Nëse nuk gjendet një zgjidhje në Bruksel, transportuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e bllokimit sërish të pikave kufitare nga mesi i shtatorit.
 
Ministri i Transportit, Nikoloski, ka përsëritur disa herë se qeveria po përpiqet t’u ndihmojë transportuesve maqedonas. Ai shpreson se, përmes lidhjes së marrëveshjeve dypalëshe me vendet e Shengenit, do të tejkalohet problemi me të cilin përballen transportuesit.